Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare. Përveç kësaj, gjatë fjalës së tij, presidenti shqiptar bëri thirrje për respektim të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.“Vendi i Kosovës në këtë Asamble mbetet padrejtësisht bosh. Njohja e pavarësisë së Kosovës, mbështetja për anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare është një akt drejtësie ndaj popullit të Kosovës, është një hap që forcon edhe më shumë paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe një kontribut në stabilitetin e Europës”- me këto fjalë ju drejtua presidenti Begaj, kryetarëve të shteteve dhe qeverive në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.Begaj tha se mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare është një hap drejt forcimit të paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Europë.“Njohja e pavarësisë së Kosovës, mbështetja për anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare është një akt drejtësie ndaj popullit të Kosovës, është një hap që forcon edhe më shumë paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe një kontribut në stabilitetin e Evropës”- deklaroi Begaj.Begaj tha se shteti më i ri në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Republika e Kosovës, është gjithnjë e më shumë kontribuuese në paqe, dialog dhe bashkëjetesë në Ballkanin Perëndimor.Sipas tij, 17 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka treguar me vepra se është një anëtare e përgjegjshme e komunitetit ndërkombëtar, e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit dhe vlerave demokratike.“Me institucione të forta dhe popullsi vitale, kontributi i saj në bashkëpunimin rajonal dhe më gjerë është i pamohueshëm”- tha ai.“Shqipëria kërkon që të drejtat e liritë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të respektohen, që shqiptarët atje të mos diskriminohen, por të integrohen, që gjuha shqipe të përdoret, kultura, vlerat, identiteti dhe traditat e tyre të mbrohen dhe promovohen”.Përveç kësaj, në OKB Begaj bëri thirrje për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi dhe për t’i dhënë fund politikave diskriminuese ndaj tyre.“Shqipëria kërkon që të drejtat e liritë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të respektohen, që shqiptarët atje të mos diskriminohen, por të integrohen, që gjuha shqipe të përdoret, kultura, vlerat, identiteti dhe traditat e tyre të mbrohen dhe promovohen”- tha ai.Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani po qëndron në OKB, ku po zhvillon takime me zyrtarë të lartë nga vende të ndryshme.Në mënyrë që Kosova të anëtarësohet në OKB nevojitet rekomandim nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Asnjëri prej pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit nuk duhet ta përdor veton, dhe rekomandimi duhet t’i marrë votat e një shumice prej dy të tretave në Asamblenë e Përgjithshme.Mirëpo, pjesë e kësaj pesëshe janë Kina dhe Rusia- shtete të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.Këto dy vende bashkë me Francën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara janë pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të njohur shpesh si P5, dhe kanë të drejtën unike të vetos mbi rezolutat e Këshillit të Sigurimit./Kallxo

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu