
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremonitë zyrtare të hapjes së Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, ku u prit nga homologu i tij italian, Sergio Mattarella.
Në një reagim publik, kreu i shtetit e cilësoi këtë pjesëmarrje si një moment krenarie dhe përfaqësimi dinjitoz për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e prezencës shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë.

Begaj uroi gjithashtu sportistët shqiptarë – Lara Colturi, Lisa Brunga, Semire Dauti dhe Denni Xhepa – që të bëjnë krenar vendin me performancën dhe shpirtin e tyre garues gjatë garave olimpike.



