Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, i ka kthyer sot përgjigje të gjitha aludimeve të publikuara në media për dorëheqjen e tij nga detyra e kryebashkiakut të Shkodrës, pas paraqitjes në SPAK.

Në një inspektim në punimet që po kryhen në pastrimin e plotë të kolektorit në zonën e Perashit, Beci deklaroi se është paraqitur në SPAK ku ka dhënë shpjegime dhe vazhdon punën normalisht.

yacht hotel sarande

“Ne vazhdojmë punën. Sigurisht jam paraqitur për të dhënë shpjegime normalisht. Kush do të merret me llafe, të merret me llafe. Mendoj se kryesorja është që ne të vazhdojmë investimet, punët. Shkodra nuk ka të ndalur në këtë zhvillim që ka marrë”, tha Beci.

Duke folur për ndërhyrjen në kolektorin e Perashit, Beci tha se “nuk ka dhuratë më të madhe se kjo për banorët e Shkodrës”.

“Unë mendoj se kjo është më e rëndësishmja për qytetin. Është kolektori që në 30 vite nuk është pastruar dhe ka qenë i bllokuar me ndërtime pa leje. Vazhdojmë intensivisht të punojmë dhe po bashkëpunojmë shumë mirë edhe me banorët të cilët gjej rastin t’i falënderoj për mirëkuptimin e tyre, sepse sigurisht ne jemi duke punuar në oborret pranë banesave të tyre dhe po ecim besoj shumë mirë. Mendoj se është prioriteti i ndërhyrjeve të bashkisë dhe ujësjellësit. Nuk ka dhuratë më të madhe sesa pastrimi i këtij kolektori në prag të sezonit të dimrit që po hyjmë”, shtoi ai./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu