Dy ditë pasi ngriti në këmbë skenën e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha deklaron se e ka marrë malli për Kosovën.
Ky është postimi i saj këtë të shtunë në Instagram shoqëruar me disa foto të nxehta nga interpretimi në këtë ngjarje muzikore që i bën jehonë Kosovës në mbarë botës.
Këtë javë ajo vizitoi për herë të parë Kosovën së bashku me prindërit ku dhe interpretoi disa nga hitet e saj më të zjarrta, përfshirë këngë si “I’m Good (Blue)”, “In the Name of Love” dhe “I’m a Mess”.
Duke folur shqip, këngëtarja me origjinë nga Dibra dhe e rritur në SHBA, i përshëndeti fansat e saj me fjalë të ngrohta dhe shprehu falënderime të veçanta për mbështetje dhe mirëseardhjen që i rezervuan.