Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha e quajti këngëtarin G-Eazy një ‘humbës mosmirënjohës’ në një Story në Instagram të cilin e fshiu shpejt pas postimit. Dyshja arritën të ishin në top 10 hit së bashku me këngën “Me, Myself & I” nëntë vjet më parë.
Komentet e Rexhës erdhën si përgjigje ndaj një anëtareje e ekipit të saj, e cila e pyeti përmes mesazhit nëse ajo kishte ndonjë interes të xhironte përmbajtje për rrjetet sociale me reperin kur ajo të jet në Nju Jork.
Duke etiketuar G-Eazy, Rexha shkroi: Ti e ke numrin tim. Pse nuk më dërgon sms dhe nuk më pyet vetë, ke mbetur humbës e mosmirënjohës.