
Delegacioni i BE në Shqipëri në një reagim në rrjetet sociale ka theksuar se reforma në drejtësi dhe krijimit i SPAK-ut është një gur themeli për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
BE thotë se që nga viti 2016 janë arritur rezultate shumë të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar jo vetëm për shqiptarët, por edhe për sigurinë e BE-së.
Ambasadori i BE, Silvio Gonzata tha se ka ende punë për të bërë pavarësisht rezultateve pozitive që janë arritur dhe se kanë besim se do të arrihet një ekuilibër të drejtë mes llogaridhënies dhe pavarësisë.
“Ndonëse tashmë ka sjellë shumë rezultate pozitive, ka ende punë për të bërë për të parë zbatimin e plotë dhe të duhur të reformës. Por një gjë është e sigurt: besimi ynë se sistemi që krijohet si pasojë e reformës mund të arrijë një ekuilibër të drejtë midis llogaridhënies dhe pavarësisë. Këto dy parime janë në thelbin e çdo shoqërie demokratike, në të cilën një prokurori e lirë nga ndikimet e panevojshme, qoftë politike, institucionale apo shoqërore, përputhet me mekanizma efektivë të llogaridhënies. BE do të vazhdojë të vlerësojë nevojën dhe rekomandimet për përmirësime në aspektin e metodave, standardeve dhe procedurave”, Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato./klan