Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së i kane dhene dritën jeshile vijimit te negociatave të integrimit me vendin tone. qeverisë shqiptare i është dërguar ftesa për hapjen e grupkapitullin të 5-të, i cili përfshin Bujqësinë dhe Kohezionin që është dhe i fundit në bisedimet për anëtarësimin.

Mësohet se zyrtarisht pritet që veprimi të ndërmerret në shtator kur do të zhvillohet konferenca ndërqeveritare në të cilën do të flitet dhe për 5 grupkapitujt të tjerë të hapur më parë.

Zyrtarët e BE kanë shprehur vlerësimin për ecurinë e shpejt të këtyre bisedimeve duke shprehur edhe besimin për përfundimin e të gjtiha bisedimeve brenda vitit 2027.

Negociatat me shqipërinë nisën në tetori të vitit të shkuar që përfshin disa fusha thelbësore, si drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik, si dhe reforma e administratës publike.

Tashmë do të mbetet realizimi i detyrave dhe më pas gjithccka do ti lihet kërkesës dhe vendimit për anëtarësimin e vendit në unionin evropian ku angazhimi është deklaruar viti 2030. për këtë shkak janë rritur dhe financimet për vendet e ballkanit perëndimor. Qëllimi mbetet jo vetëm përafrimi i legjislacionit dhe zbatimit të tij, por edhe rritja ekonomike e vendeve si dhe përgatitja e kompanive për të qenë konkurruese në tregun e përbashkët

Reagimi i kryeministrit Edi Rama

Shqipëria nuk ndalet – Sot, më 23 korrik 2025, në vijim të progresit të vazhdueshëm e dinamik të Shqipërisë në rrugën e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian autorizoi Presidencën Daneze të ftojë Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu