BDI dënon me forcë zhvillimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese, ku ndërhyrjet monoetnike në një shtet shumëetnik krijojnë një precedent të rrezikshëm, thuhet në reagimin e BDI-së.

yacht hotel sarande

Vendimi për të vazhduar procesin e vlerësimit të kushtetutshmërisë, pavarësisht bojkotit nga gjykatësit e komuniteteve shqiptare dhe turke, theksojnë nga atje, është një tregues shqetësues i mungesës së respektit ndaj barazisë dhe harmonisë ndëretnike.

“Reagimi i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese në konferencën për shtyp shënon kulmin e papranueshmërisë. I pyetur nga një gazetar për mungesën e gjuhës shqipe në tabelën prapa tij, pavarësisht faktit se ligji mbi përdorimin e gjuhëve është në fuqi, Kryetari deklaroi se “e di që ligji është në fuqi, por mua nuk më pëlqen”. Një deklaratë e tillë është skandaloze dhe krejtësisht e papranueshme!

Një person që hapur shpreh mospëlqim ndaj ligjeve në fuqi dhe që zbaton standarde të dyfishta në një pozitë kaq të rëndësishme si Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të jetë i denjë për të vazhduar detyrën. Sjellja e tij minon jo vetëm besimin e qytetarëve në institucione, por edhe parimet themelore të demokracisë dhe barazisë ndëretnike”, thuhet në reagimin e BDI-së.

BDI kërkon që kryetari i Gjykatës Kushtetuese të jep dorëheqje të menjëhershme.

“Zhvillime të tilla nuk duhet të tolerohen në asnjë rrethanë, dhe institucionet duhet të veprojnë për të garantuar respektimin e ligjit dhe vlerave të barazisë ndëretnike”, thonë nga BDI./Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu