Shqipëria ka një mundësi unike për të trajtuar ndryshimet klimatike, ndërkohë që çon përpara rritjen ekonomike, sipas raportit të Klimës dhe Zhvillimit për Shqipërinë të Grupit të Bankës Botërore të publikuar sot në Tiranë.

yacht hotel sarande

Në raport, BB thotë se, Shqipëria, një nga vendet më të prirura nga fatkeqësitë natyrore në Evropë, ka nevojë për 6 miliardë dollarë investime gjatë dekadës së ardhshme për t’u mbrojtur nga rreziqet klimatike, kur përfitimet nga përshtatja mund të jenë 10 euro për çdo 1 euro të investuar.
Sipas raportit të BB-së, nëse nuk ndërmerren veprime, dëmet e lidhura me klimën mund t’i kushtojnë vendit 7% të PBB-së së tij. Me reformat e duhura si dhe angazhimin e sektorit privat, Shqipëria mund të kalojë drejt burimeve të rinovueshme, të ulë emetimet dhe të krijojë mundësi të reja ekonomike.

“Ndërmarrja e veprimeve për ndryshimet klimatike nuk është thjesht një domosdoshmëri; është një rrugë drejt rritjes së qëndrueshme dhe rezistencës ndaj tyre”, tha Emanuel Salinas, menaxher i Bankës Botërore për Shqipërinë. /oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu