Llogaria zyrtare në platformën X e Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, ka publikuar një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale, ku shfaqet një moment ironik mes liderëve evropianë gjatë samitin të Kopenhagenit. Në video, kryeministri shqiptar Edi Rama shihet duke bërë një batutë lidhur me ngatërrimin e vendeve Shqipëri dhe Armeni nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, çka shkakton të qeshura te presidenti i Azerbajxhanit dhe Emmanuel Macron.

Krahas videos, Newsom shkroi:

UNDER TRUMP, AMERICA IS BEING LAUGHED AT
(“Në kohën e Trump, Amerika po bëhet qesharake”)

Ky postim ka ndezur diskutime të gjera në Shtetet e Bashkuara dhe Europë, në një kohë kur po debatohen marrëdhëniet e udhëheqësve botërorë me Donald Trump dhe ndikimi i tij në arenën ndërkombëtare.

Në deklaratat e mëvonshme, Rama ka sqaruar se komenti ishte bërë në frymë humori mes miqsh dhe nuk kishte karakter politik. Ai theksoi se vetë Trump konsiderohet si një ndër figurat që ka luajtur një rol të rëndësishëm në sjelljen e paqes në rajone të ndryshme.

Videoja është bërë virale në rrjet, ndërsa reagimet politike pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu