Xhamia e Namazgjasë në Tiranë tanimë ka një drejtues. Ministria e Çështjeve Fetare në Turqi ka caktuar Imamin e Xhamisë së Namazgjasë

Ka qenë vetë Imami turk Enes Bastur i cili ka bërë me dije këtë lajm. Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai ka njoftuar se i është besuar drejtimi Xhamisë Qendrore Namazgja në Tiranë.

yacht hotel sarande

“Të dashur miq me udhëzimet e Drejtorisë tonë të çështjeve Fetare më caktuan te faltorja e madhe e Xhamisë qendrore Namazgja në Tiranë”, shkruan ai.

Pavarësisht se ai thotë se është emëruar imam i Xhamisë së Namazgjasë, deri më tani nuk ka një reagim zyrtar.

Madje, edhe nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nuk ka asnjë lajm për hapjen e Xhamisë dhe për më tepër emërimin e imamit turk në krye të saj.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu