Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ka përshëndetur komunitetin shqiptar në Parma, ku në një nga parqet kryesore të qytetit është vendosur busti i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Në një deklaratë, Balla falënderoi komunitetin shqiptar të Parmës për përkushtimin dhe bashkëpunimin e tyre, duke theksuar se sipas mësimeve të Skënderbeut, “Bashkimi bën fuqinë.” Ai vlerësoi përpjekjet e tyre për të siguruar lejen nga Bashkia dhe për të financuar ngritjen e bustit, duke e cilësuar këtë si një akt që nderon jo vetëm shqiptarët, por edhe Evropën.

“Gjergj Kastrioti Skënderbeu nuk është vetëm i shqiptarëve, është i gjithë Europës,” tha Balla. Ai shtoi se në mandatin e ri, synimi është përmbushja e amanetit të Skënderbeut për të parë Shqipërinë dhe Europën së bashku, ose Shqipërinë brenda Europës.

Ky bust simbolizon jo vetëm historinë dhe kulturën shqiptare, por edhe frymën e bashkimit dhe krenarisë kombëtare që komuniteti shqiptar në diasporë vazhdon të ruajë dhe promovojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu