Një bashkëshort të cilit gruaja xheloze i kishte prerë penisin dhe ia kishte hedhur në tualet, raportohet se shkon ta takojë atë rregullisht në burg për ‘sesione intimiteti’, teksa mediat vendase thonë se “ka gjetur një mënyrë të veçantë” për të kryer punë, pa dhënë më shumë detaje.

Por tashmë 40 vjeçari Gilberto Nogueira, është ndaluar të takohet në intimitet me bashkëshorten e tij pas ndërhyrjes së gjyqtarit në Brazil.

yacht hotel sarande

Gjykatësi vendosi se Gilberto është ‘viktimë e krimit’ dhe si i tillë duhet mbajtur larg nga ‘autorja e krimit’.

Gilberto raportohet se i prenë organin e tij kur bashkëshortja e kishte lidhur duke i premtuar një ‘lojë seksi’ vitin e kaluar, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Por 34 vjeçarja Daiane dos Santos Farias, përfitoi për t’u hakmarrë ndaj Gilberto kur pa në një aplikacion e ai e kishte tradhtuar.

Por megjithë raportimet se penisin e prerë ajo e hodhi në tualet, Gilberto është ende i aftë të bëjë dashuri me gruan, e cila është burgosur për katër vjet për veprimin.

Daiane mbahet në burgun e Mogi Guacu, teksa tashmë gjykatësi ka vendosur se ata duhet të takohen vetëm të ndarë nga një xham.

Masa erdhi pasi Gilberto kishte publikuar një libër mbi çështjen me titull “Gjak i nxehtë: Çmimi i një tradhtie”.

Në roman ai jep detaje të dhimbshme të ditës kur gruaja i preu organin e burrërisë, në dhjetor 2023.

Në një letër të Farias për Gilberto gruaja ankohej për masën: “Nuk është e drejtë që të mos kemi mundësi të bëjmë dashuri”.

Ndërsa burri raportohej se përgjigjej: “Dashuria ime për ty Daiane, është më e amdeh se gjithçka. Këtë njerëzit e drjetësisë nuk mund ta kuptojnë”.

Daiane, e cila tashmë është manikyriste në burgun e grave, ishte tërbuar për tradhtinë e burrit, kur kreu veprimin e rëndë.

Por Gilberto e kishte falur Daiane për makabritetin dhe kjo i hoqi akuzën e tentativës së vrasjes, shkruan The Sun./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu