Diss-at përmes këngëve të reperëve shqiptarë ndërmjet dy rivalëve politik në Shqipëri, Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, janë bërë virale në rrjetet sociale dhe debate në Shqipëri e Kosovë.

 

I pari që e nisi këtë është Lulëzim Basha, drejtues politik i koalicionit euroatlantik.

Basha në një intervistë ekskluzive për emisionin “Këndi i Debatit” ka treguar se pse dhe si e nisi këtë komunikim me kryeministrin aktual të Shqipërisë, Edi Rama.

“Ideja erdhi fare natyrshëm. Kryeministri kishte kohë që herë pas here hidhte ndonjë thumb ‘o Lul ku je, o Lul ku je’, me thënë të drejtën unë nuk e kisha dëgjuar… Kur e pash thash t’i kthejë një përgjigje dhe ajo është video e parë dhe i ‘thamë këtu jam por t’i ku i ke shokët… Unë kam një aktivitet të ngjeshur politik që shtrihet nga Shkodran në Athinë e së shpejti edhe në Londër. Si koalicion euroatlantik jemi të parët që kemi dal me program. Oferta ime politike është e plotë”, ka thënë Basha.

Ai ka treguar pse ky komunikim po pëlqehet aq shumë.

Sipas tij, kjo po ndodhë për arsye se qytetarët janë lodhur nga gjuha e vjetër politike që sipas tij është edhe reflektim nga zhgënjimi me këtë qeveri dhe një pjesë të opozitës.

“ Arsyeja pse njerëzit pëlqejnë këtë formë ka ndoshta të bëjë me një lodhje të njerëzve me gjuhën e vjetër e politikës, sepse gjuha e saj është përfaqësuese e një zhgënjimi të madh politik, të një qeverie që ka 12 vjet dhe një pjese të opozitës e cila kurrë nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej, përkundrazi u pa dhe shihet si pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes”, tha Basha.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu