Një incident i rrezikshëm është regjistruar në portin e Barit, ku një automjet ka rënë në det teksa po hipte në një traget me destinacion Shqipërinë.

Në momentin e ngjarjes, në makinë ndodhej vetëm drejtuesi, një shtetas shqiptar, i cili arriti të shpëtojë në mënyrë të mrekullueshme. Ai theu xhamin e përparmë dhe doli nga automjeti ndërsa ky i fundit po fundosej, duke u ngjitur në tavanin e mjetit për të kërkuar ndihmë.

Menjëherë pas alarmit, Guardia Costiera ndërhyri dhe e shpëtoi drejtuesin, duke e nxjerrë në breg në gjendje të sigurt. Ndërkohë, zhytësit po punojnë për ngritjen e automjetit nga fundi i detit.

Autoritetet italiane po hetojnë shkaqet e incidentit për të zbuluar se si makina përfundoi në det dhe jo në traget, por sipas të dhënave të para, automjeti kishte kaluar kontrollet e sigurisë dhe po përgatitej të hipte në traget, kur – ndoshta për shkak të shiut të dendur – drejtuesi humbi kontrollin dhe përfundoi në det.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu