Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, falënderoi kryetarët e komunave të Rajonit të Puglia-s për mikpritjen dhe integrimin e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë prej shumë vitesh në këtë rajon të Italisë.

yacht hotel sarande

“Unë ndodhem për vizitë në Puglia, për të takuar bashkatdhetarët e mi që jetojnë këtu në Puglia, të cilët janë më shumë se 20 mijë shqiptarë që jetojnë këtu prej 30 vitesh, që nga momenti i parë kur erdhën këtu në marsin e vitit 1991. Faleminderit për mikpritjen!” deklaroi Balla në takim me kryetarët në Bari.

Ministri Balla tha se për Shqipërinë, Puglia mbetet gjithnjë “dera e hapur”, meqenëse Italia është dera jonë drejt Bashkimit Europian dhe kërkoi mbështetjen e kryetarëve të bashkive të rajonit për pjesëmarrjen e emigrantëve në procesin e votimit më 11 maj.

“Për herë të parë, ne shqiptarët kemi zgjedhje këtë vit, dhe shqiptarët që jetojnë këtu mund të marrin pjesë edhe ata, me postë. Ndaj jam këtu sot dhe sigurisht kemi nevojë për mbështetjen e kryetarëve të bashkive. Kështu kur shoh këtë sallë plot me kryebashkiakë të rinj, do të thotë se Puglia është në drejtimin e duhur. Urime dhe përgëzime të sapozgjedhurve! Shumë faleminderit!”

Në cilësinë e Drejtuesit Politik të Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla takon nesër në ora 11:00 shqiptarët në Teatrin Forma në qytetin e Barit, për t’ju shpjeguar procesin e regjistrimit dhe votimit, si dhe ofertën e Partisë Socialiste më 11 maj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu