Margot Robbie dhe bashkëshorti i saj Tom Ackerley janë fotografuar në Ëimbledon këtë të premte, më 12 korrik. Çifti, të cilët janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku, ishin të buzëqeshur teksa u fotografuan të kapur për dore në ditën e 12-të të turneut të tenisit në Londër në All England Club.
Aktorja e “Barbie”, Robbie, 34, e cila po bënte daljen e saj të parë publike që kur u publikuan lajmet për shtatzëninë e saj, dëshmoi se di si ta ruajë elegancën me një fustan bardhë e zi me pika edhe pse barku është në rritje.
Dalja e aktores vjen pasi PEOPLE raportoi se ajo dhe Ackerley po prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku në fillim të këtij muaji, me burime të shumta që konfirmuan lajmin. Robbie dhe Ackerley u takuan për herë të parë në vitin 2013 në xhirimet e dramës Suite Française të Luftës së Dytë Botërore, ku ai ishte një asistent regjisor dhe ajo luajti si Celine Joseph. Ata më pas u martuan në dhjetor 2016 gjatë një ceremonie private në Bayron Bay të Australisë. Të dy nuk e shpallën kurrë fejesën e tyre përpara ditës së tyre të madhe./People