Velipojë, 26 Mars – Banorët e zonës së Plazhit të Rrjollit në Velipojë kanë dalë sot në protestë kundër ndërtimit të një resorti në këtë zonë. Protesta ka nisur me tensione, përplasje dhe dhunë mes banorëve dhe forcave të policisë, ndërsa qytetarët pretendojnë se prona e tyre është tjetërsuar me dokumente të falsifikuara.

“Këtu jemi me dokumente të rregullta, çfarë duan këta hajdutë,” – shprehen disa prej banorëve, të cilët thonë se janë pronarë të ligjshëm prej shekujsh.

Ata kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për të ndalur ndërtimin e resortit dhe për të verifikuar ligjshmërinë e dokumenteve mbi të cilat është bazuar ky projekt. Deri tani, nuk ka ende një reagim zyrtar nga institucionet përkatëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu