
Disa banorë në rrugën Jordan Misja janë konfliktuar me punonjësit e OSHEE-së të cilët kanë shkuar të shkëpusin kabinën elektrike në pallatin ku ata banojnë.
Bëhet fjalë për një pallat ku prej 30 vitesh banojnë disa familje, të cilit së fundmi i ka dalë një pronar i cili kërkon privatizimin e pallatit me të cilin janë në proces gjyqësor.
Nga privatizimi i këtij pallati mund të preken më shumë se 10 familje, ndërsa këtë të mërkurë është paraqitur pranë pallatit për të bërë ndërprerjen e energjisë elektrike OSHEE, ndërsa ende nuk dihet se cilat do të jenë lëvizjet e tjera të IKMT dhe OSHEE-së.
Banorët pretendojnë se ata kanë 30 vite që banojnë në këtë pallat kur pretendohet se do të kalojë një rrugë e duhet të bëhet shpronësimi.
“ Na kanë ardhur dhe na kanë ndryshuar kontratën e dritave, del emri i pronarit tjetër. Kanë dy ditë, kanë ardhur ti presin, ne nuk i kemi lënë. Këto janë shqetësimet tona. Ne kemi 30 vite që rrimë në këtë pallat. Jemi në gjyq”,-tha një nga banorët.
“Ne kemi fillimisht VKM, një pjesë e madhe e Uzinës është privatizuar me lekë. Ne i kemi nxjerr në gjyq. Unë me zotin e tokës e kemi bërë llogarinë që edhe po të prishej sa lekë do merrte. Pa pritur pa kujtuar kanë ardhur të heqin kabinën elektrike. Nuk jam debitor. Ai që është i zoti i tokës të vijë të flasë me mua”,-tha qytetari.