anorët e Fushë Krujës, kanë dalë në protestë pasditen e sotme duke bllokuar autostradën e re me pagesë Thumanë Kashar. Ata thonë se janë bllokuar hyrjet dhe daljet me Tiranën, ndërsa thonë se bizneset e tyre rrezikojnë falimentin
“Kanë vjedhur miliarda. Vënë traun këtu për ti dhënë para Bashkim Ulës. Duan ti japin lekë një individi e penalizojnë Krujën. Për një Bashkim Ulë penalizohen 100 mijë banorë nga Kamza deri në Vlorë. Kaq shumë I duhet këtij Bashkim Ula? Nuk e kuptoj përse po e bëjnë” thonë banorët.
Një numër i madh i forcave të policisë ndodhen atje për të ndaluar që protestuesit të bllokonin rrugën dhe të lejojnë makinat të kalojnë. Madje në disa momente ka pasur dhe përplasjeKruja e Fushë Kruja nuk kanë akses hyrjeje. Jena izoluar. Edi Rama na ka bllokuar hyrje daljet me Tiranën, thotë një tjetër.
Shumë banorë janë ulur këmbëkryq në mes të autostradës. Për gati një orë ata e kanë mbajtur të bllokuar autostradën.
Mësohet se disa nga protestuesit janë penalizuar me 100 mijë lekë gjobë./shqiptarja.com