Skema e bandës së mjekëve kriminelë që vidhnin në kurriz të jetës së mbetur të të sëmurëve me kancer nuk habiti askënd. Prokuroria e Tiranës nuk zbuloi asnjë gjë të re. Me mijëra familje shqiptare rropaten në derēn e atij spitali (Onkologjiku) për të kuruar të afërmit e tyre shumë prej tē cilëve janë të sëmurë terninalë
Shpresa për të shpëtuar nënë, babanë, gruan, motren vellane, bashkeshortin apo femijën i çon këto familje në sakrifica ekonomike shkatërruese. Shesin gjithçka për të paguar ilaçet që duhet t’i merrnin falas në spitalin shtetëror. Por banda e korrupsionit në mjekësi nuk ka mëshirë sepse korrupsioni është sistemi me të cilin ka punuar Shëndetësia nga koka deri në bazë në të gjitha qeveritë. Edhe prokurori që çoi nën akuzë mjekët e ka ditur. Mediat kanë sjellë në mënyrë të vazhdueshme fakte dhe zëra të gjallë të njerëzve që provojnë në lëkurën e tyre thikën. Banda e mjekëve kriminelë që bënin lekë me jetën e mbetur të të sëmurënve vendosnin çmime që shumë të sëmurë i dekurajonin aq sa hiqnin dorë nga lufta për jetēn. U desh qē mjekët të fusnin dorēn në xhepin e të afërmit të një prokurori nē Tiranë.
Qesharak ishte më pas reagimi i ministres së shëndetësisë e cila edhe ajo e di shumë mirë se çfarë ndodh në spitale
Onkologjiku nuk është i vetmi spitl. Aty dhemb më shumë dhe revolton fakti që grabiteshin njerëz që vdekja ju rri mbi kokë.
A do zgjidhë gjë ky skandal? Aspak. Ka ndodhur edhe më parë që të kapen matrapazē të Onkologjikut. Trashëgimia vazhdon e fortē. Pas një jave gjithçka do harrohet. Mjekët do rishpërndajnë paratë e fituara për njerëzit e Drejtësisë dhe do dalin për të na bërë dhe moral më pas me arrogancën që të jep ky profesion.

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu