
Zv/Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku reagoi për herë të parë për marrjen si e pandehur nga SPAK ë lidhje me shkelje në tenderin e tunelit të Llogarasë. Ajo u shpreh se nuk do të kritikojë drejtësinë e re siç bën PD. Ndërsa u përball me reagime dhe debatoi me kryetarin e partisë Mundësia, Agron Shehaj. “Balluku në SPAK”, shkruhej në një pankartë që kreu i Partisë “Mundësia” mbante në duar, të cilit Balluku i tha se salla e kuvendit nuk është Call Center ku punonjësit paguhen me rrogë minimale, duke iu referuar aktiviteteve të Shehajt, i cili më pas u përjashtua nga seanca. Fjala e Ballukut u ndërpre për të shkuar në pushim me propozim të Taulant Ballës.
View this post on Instagram
Një pjesë nga fjala e Ballukut:
I nderuar kryetar i Kuvendit, të nderuar kolegë deputetë, përpara se të nis prezantimin e buxhetit sektorial për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, 11 programet që ajo përfshin,
dëshiroj të them disa fjalë që i kam borxh mijëra qytetarëve që kanë besuar përfaqësimin e tyre.
Më duhet të them disa fjalë, jo për të kompensuar baltën, aludimet, gjysmë të vërtetat dhe gënjeshtrat e thëna me bollëk këto kohë,
por për detyrimin që kam ndaj kujtdo në këtë vend që beson te puna dhe jo te balta.
Nuk do të dëgjoni kurrë nga unë
akuza, sharje e as kërcënime për drejtësinë e re,
edhe kur prekem personalisht,
as lëvdata e himne,
pasi besoj thellësisht se kjo drejtësi e re e dalë nga reforma, produkt i vullnetit politik të Partisë Socialiste dhe të Edi Ramës,
është duke kryer misionin për të cilin u reformua,
patjetër me pikat e saj të dobëta, me pikat e saj të forta, por si gjithçka e re konsolidohet dita-ditës.
Nuk do të dëgjoni kurrë të merrem me prokurorë e gjyqtarë, pasi secili prej tyre bën detyrën ashtu si e gjykon.
Nuk do të prononcohem kurrë për çështje nën hetim, pasi ato kanë rrugën e tyre, të cilën do e ndjek me diskrecion të plotë,
derisa e vërteta të marrë formë të prerë,
cilado qoftë ajo.
Por unë, si gjithë kolegët e mi të Partisë Socialiste, mbështesim reformën në drejtësi dhe produktet e saj, edhe kur prekem personalisht, pasi ndryshe nga sa thoni,
e mendoni… Partia Socialiste është një formacion politik serioz,
i vetmi në Republikën e Shqipërisë ku fjala e së cilës dëgjohet,
dhe fjala e secilit kapet.
Ajo reformë
ka marrë mbështetjen e çdo socialisti.
Ndaj, në respekt të plotë për misionet e saj, nuk kam asnjë koment.
Çështja
qëndron se ju, të nderuar opozitarë, që
na ndiqni nga kafja e Parlamentit në këto momente,
keni dy standarde për sa i përket reformës në drejtësi dhe për sa i përket SPAK-ut.
Kur SPAK-u thërret Salin dhe lozni “kam çiftin me zarfin”,
i cili
është zarfi që pret 15 vite populli shqiptar për drejtësi
për një vrasje shtetërore në 21 janar,
atëherë së paku ndikohet nga Edi Rama. Kur SPAK-u
thërret Sali Berishën e
për ditë e për muaj…
Zoti Shehaj, tërheq vëmendjen, është i pandehur në GJK, jo për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë.
Atëherë Edi Rama e ndikon shkakun.
Por,
kur sipas jush…
Sigurisht që do të flas për të gjitha.
Po, ti ule pak atë zërin, se e ke shqetësues në decibel… merret me maxhorancën.
Atëherë ju bëheni martirët e drejtësisë,
bëheni britmat dhe klithmat e saj.
Deputet opozitar,
detyrë e një opozite është oferta politike e saj, ndryshe nga oferta politike e maxhorancës.
Rotacionin që kaq shumë e doni nuk mund ta bazoni me patos te kë do të kapë SPAK-u nga maxhoranca.
Jeni kthyer në një tifozeri sedentare që i lutet Zotit: “Aman, t’i heqë së paku këta që të vijmë ne.”
Por rotacioni bëhet me votë dhe jo me lutje.







