Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku për afera të rëndë korruptive që, sipas tij, lidhet me tenderin e tunelit të Llogarasë dhe projektin e aeroportit të Vlorës.

 

Në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha u shpreh se tenderat me vlerë mbi 200 milionë euro janë dhënë pa respektuar asnjë nga nenet e ligjeve të shtetit shqiptar dhe se pas tyre qëndrojnë interesa klienteliste të lidhura me vizitat zyrtare të kryeministrit në Ankara.

Berisha: Shqiptarët panë si Rama dhe Balluku bëjnë pazare, me tendera që shkojnë 200 mln euro, me tunelin e Llogarasë pa respektuar asnjë nen të ligjeve të këtij vendi. Sesi gjithçka vendoset me vizitat e tyre në Ankara dhe si e njëjta kompani që përdoret për tunelin e Llogarasëm, përdoret për aeroportin e Vlorës për të njëjtat qëllime e mekanizma. Në cdo vend të botës kryeministri jep dorëheqjen para një skandali të tillë. Nuk duhet të them kurrë që Balluku është e pafajshme. Me vjen keq që unë jam detyruar, tja ndërroj emrin nga Belinda në Lubi, sepse njeri më të pa përmbajtur në vjedhje se ajo në tokë nuk ka./panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu