Gazetarja Anduena Llabani deklaroi në studion e News24 se ndaj Belinda Ballukut pritet të shtohet një akuzë e re në kuadër të hetimit pasuror që po zhvillon SPAK.

Sipas Llabanit, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka në dorë letërporosi ndërkombëtare, përmes të cilave, sipas saj, rezulton se Balluku disponon rreth 600 mijë euro në llogari bankare jashtë vendit, konkretisht në Zvicër, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izrael.

“Këtu kam thënë se ndaj Belinda Ballukut do të shtohet një akuzë për hetimin pasuror, nga e cila nuk mund të shpëtojë, pasi SPAK ka letërporositë ku rezulton me 600 mijë euro në konto bankare në Zvicër, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Izrael. Nëse ka edhe në vende të tjera, SPAK prej një viti e gjysmë ka informacion. Provat që ka në dorë SPAK e rëndojnë pozitën e saj”, është shprehur Llabani.

Anduena Llabani: Kam qenë këtu kur kam thënë se ndaj Belinda Ballukut do të shtohet një akuzë për hetimin pasuror nga e cila smund të shpëtojë dot pasi SPAK ka letërporositë ku Balluku rezulton me 600 mijë euro konto bankare në Zvicër, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Izrael. Nëse do të ketë në vende të tjera, SPAK prej 1 viti e gjysëm ka informacion. Provat që ka në dorë SPAK e rëndojnë pozitën e saj./balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu