Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën Taulant Balla, ka ushtruar të drejtën e votës sot në qytetin e Librazhdit.

Balla është paraqitur në qendrën e votimit së bashku me prindërit, bashkëshorten Irisin dhe djalin e tij Robin.

Pas votimit ministri Balla theksoi rëndësinë e kësaj dite për vendin dhe u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje.

“Një thirrje të gjithë  progresistëve, socialistëve dhe atyre që e duan Shqipërinë në BE dilni dhe votoni.Sigurisht votoni për PS, Edi Ramën dhe Shqipërinë në BE”  u shpreh Balla pas votimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu