
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, ka ndarë një postim ku vlerëson rikthimin për investim në Shqipëri të një çifti shqiptarësh të suksesshëm në Shtetet e Bashkuara.
Bëhet fjalë për Entela dhe Vasil Macuka, të cilët jetojnë dhe punojnë në New York, por kanë vendosur ta vijojnë suksesin e tyre edhe në atdhe duke ngritur një fermë blegtorale në Përmet.
“Entela dhe Vasil Macuka, një çift shqiptarësh të suksesshëm në New York, SHBA, kanë vendosur që suksesin e tyre ta vazhdojnë edhe në atdhe. Ata kanë ngritur në Përmet një fermë blegtorale dhe mezi pres të shkoj t’i vizitoj”, shkroi Balla në rrjetet sociale.
Ky është një tjetër shembull i investimeve të diasporës në Shqipëri, të cilat shpesh konsiderohen një shtysë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe bujqësor të zonave lokale.






