
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u ndal në një biznes shqiptar në Azzano Decimo, ku punojnë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe vendas italianë.
Gjatë vizitës, Balla vlerësoi suksesin e sipërmarrësit, Jurgen Arapi dhe stafit: “Jemi këtu për të përshëndetur një prej djemve shqiptarë më të suksesshëm në këtë zonë, i cili ka hapur prej 9 vitesh një biznes të tij dhe e ka bërë destinacionin më të kërkuar për të gjithë ata që duan të kujdesen për veten,” tha Balla.
Ai vuri në dukje se suksesi i këtij salloni bukurie tregon përpjekje, profesionalizëm dhe vendosmërinë e shqiptarëve që jetojnë jashtë: “Suksese për të gjithë!,” uroi Balla.
Balla është një tur takimesh për të mbështetur shqiptarët e suksseshëm në diasporë, jo vetëm në sipërmarrje, por dhe ata që janë angazhuar në jetën politike lokale në Itali.