Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, vizitoi Qendrën Islame Shqiptare në Miçigan, në xhaminë e së cilës jo vetëm falen besimtarët shqiptarë, por mësohet edhe gjuha shqipe.

Shkolla me 3 mësuese të gjuhës amtare ka 80 nxënës që mësojnë shqipen, përveç mësimeve fetare, gjë për të cilën Balla falënderoi kreun e kësaj qendre, imamin Shuajb Gerguri dhe i premtoi mbështetje në kuadër të programit të qeverisë “Mësues për Diasporën”.

yacht hotel sarande

“Jam shumë i nderuar që jam këtu dhe ju përgëzoj për gjithçka bëni, qoftë për këtë xhami me shumë peshë dhe histori, dhe mundësisë që i jepni fëmijëve të mësojnë gjuhën shqipe. Më vjen mirë që ju e vazhdoni siç duhet atë që nisi imam Vehbi Ismaili. Më lejoni t’ju shpreh gjithë mirënjohjen juve dhe anëtarëve të kësaj xhamie për gjithë këtë që keni bërë të gjithë së bashku. Duhet vlerësuar se bën bashkë shqiptarë të të gjitha trevave,” u shpreh Balla.

Balla i tregoi imamit Shuajb Gerguri për programin “Mësues për Diasporën” dhe përgjegjësinë që ka shteti shqiptar në bazë të kushtetutës.

“Duhet t’ju garantoj mbështetjen për qendra si e juaja me mësues sapo të krijohen kushtet do të vijojë.”

E ndërtuar në vitin 1963 duke u transferuar nga ndërtesa e vjetër, xhamia në Harper Woods afër Detroitit, sipas kreut të saj imamit Shuajb Gerguri është ndoshta shkolla më e vjetër në diasporë që vazhdon të funksionojë për Gjuhë Shqipe dhe fe. Zgjerimet e ditëve të sotme janë bërë të gjitha me kontributin e besimtarëve, ku numërohen të regjistruar 800-900 familje shqiptare.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu