Bergamo, Itali – Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi një vizitë në kompaninë e njohur “Corem Srl”, ku një nga aksionerët kryesorë është sipërmarrësi shqiptar Dashamir Kacani. Kompania, e cila operon me sukses në sektorin industrial, përfaqëson një shembull të shkëlqyer të integrimit dhe arritjes së komunitetit shqiptar në Itali.

Në fabrikën e vendosur në Bergamo janë të punësuar mbi 80 shqiptarë, të cilët kontribuojnë çdo ditë në zhvillimin dhe zgjerimin e aktivitetit të kompanisë.

Gjatë bisedës me z. Balla, Kacani theksoi rolin e rëndësishëm të Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama në nxitjen e krenarisë kombëtare për shqiptarët jashtë vendit:

“80 shqiptarë punojnë këtu. Janë me PS, me Ramën, thonë se na ka ngritur. Sot ne si shqiptarë ndihemi krenarë. Kudo që të shkosh, sa thua ‘jam shqiptar’, të japin dorën, të respektojnë – ndryshe nga 2013 që u largonin menjëherë” u shpreh Kacani.

Nga ana e tij, Taulant Balla ngriti idenë e zgjerimit të aktivitetit të kompanisë edhe në Shqipëri:

“E ke menduar që ta spostosh fabrikën në Shqipëri?”, pyeti Balla, duke shtuar se një investim i tillë në vendin tonë do të kishte potencial për të mbuluar edhe tregjet e vendeve fqinje si Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Greqia – e fundit, siç u theksua, nuk ka asnjë fabrikë të kësaj natyre.

Në përfundim të vizitës, Balla iu drejtua punëtorëve me fjalë motivuese:

“Me mbështetjen tuaj, do të fitojmë patjetër.”

Kjo vizitë nënvizon jo vetëm suksesin e diasporës shqiptare, por edhe përkushtimin e qeverisë për të fuqizuar lidhjet me bashkatdhetarët dhe për të krijuar kushte të favorshme për rikthimin e investimeve në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu