
Në segmentin rrugor pranë Dragostunjës në Librazhd vijon ndërhyrja intensive për krijimin e një kalimi të sigurt, pas rrëshqitjes së dheut që solli bllokimin e aksit.
Përmes një postimi, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i bën jehonë punës në betejë me kohën.
“Vijon puna masive me shumë makineri të rënda për krijimin e një kalimi të sigurtë rrugor, pas situatës tepër të vështirë të rrëshqitjes që çoi në bllokimin e segmentit rrugor pranë Dragostunjës. – shkruan Balla përbri videos nga punimet ku ishte dhe vetë sot për t’i inspektuar. “Shpresoj shumë që kjo situatë e vështirë të zgjidhet sa më shpejt 🙏”






