Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla uron ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në 57-vjetorin e lindjes.

Përmes një fotografie të postuar në rrjetin social facebook së bashku me një ish-ushtar të UÇK-së dhe duke mbajtur flamurin kombëtar në hyrje të Gjykatës së Hagës, Taulant Balla është shprehur se mezi pret të takohet me Hashim Thaçin në Kosovë dhe në Shqipëri.

“GËZUAR DITËLINDJEN PRESIDENT THAÇI!
Uroj që sa më shpejt të takohemi në Kosovë e në Shqipëri.”

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me ish-komandantë të tjerë të UÇK-së, njëherësh ish-zyrtarë të lartë të shtetit, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, ndodhen prej 5 vjetësh të paraburgosur në Hagë, të arrestuar nën pretendimin se kanë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në vendin e tyre, ndërsa luftonin për liri kundër pushtuesit serb.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu