Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka uruar sot ish-kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili feston 74-vjetorin. Përmes një mesazhi publik, Balla e ka cilësuar Ruçin si një figurë përbashkuese dhe organizator të shkëlqyer brenda PS-së.

“Gëzuar ditëlindjen shokut të të gjithë socialistëve, përbashkuesit të paepur, organizuesit të shkëlqyer, politikanit që vendosi standarde dhe mikut tim më të veçantë, Gramoz Ruçi,” shkruan Balla.

Gramoz Ruçi është një nga figurat më të vjetra dhe më me peshë në Partinë Socialiste, prej disa vitesh është tërhequr nga politika aktive, por vijon të mbetet një emër me ndikim në familjen socialiste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu