Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen e tij në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla vlerësoi rolin që PDK ka pasur në ndërtimin e institucioneve dhe në konsolidimin demokratik të Kosovës.

Në mesazhin e tij, Balla theksoi gjithashtu se beson në përvojën dhe vizionin që Hamza sjell në drejtimin e partisë, duke u shprehur se kjo mund të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

Ai gjithashtu njoftoi se bashkëpunimi mes grupeve parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Kuvendin e Kosovës do të intensifikohet në periudhën në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu