Është zgjidhur situata për rreth 350 pasagjerë shqiptarë që udhëtonin nga Bergamo dhe Bologna drejt Aeroportit të Rinasit dhe mbetën të bllokuar në aeroportin e Brindizit. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Grupit Parlamentar të PS dhr Drejtuesi Politik për Diasporën, Taulant Balla, i cili njoftoi se është organizuar transporti me autobus nga aeroporti i Brindizit drejt Portit dhe më pas udhëtimi drejt Shqipërisë.

Sipas Ballës, ndërhyrja ka ardhur pas ankesave të pasagjerëve për mungesë zgjidhjeje nga kompania ajrore, duke theksuar se ka detyrimin ligjor të respektojë të drejtat e udhëtarëve sipas rregullave europiane.

“Ka marrë një zgjidhje halli për rreth 350 pasagjerë që mbetën të bllokuar në Brindisi. Është organizuar transporti me autobus drejt Portit dhe më pas drejt Shqipërisë. Kompania ajrore duhet të respektojë siç duhet të Drejtat e Pasagjerit”, shprehet Balla në reagimin e tij.

Autoritetet u kanë kujtuar udhëtarëve se në raste të tilla ata gëzojnë të drejtën e asistencës, rimbursimit apo kompensimit, sipas legjislacionit të Bashkimit Europian për transportin ajror.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu