Shqiptarët emigrantë që po kthehen për festa në atdhe nga vendet europiane po përballen me vonesa dhe radhë në pikat kufitare ballkanike. Ministri i Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Taulant Balla reagoi pas kërkesave për ndihmë nga qytetarë të bllokuar në kufirin serbo-kroat Bajakovo-Batrovci.
“Me të drejtë shumë bashkatdhetarë, të cilët kthehen për festa në atdhe dhe viset e tjera shqiptare, më kanë kontaktuar në këto orë për situatën e rënduar në pikën e kalimit kufitar Bajakovo (Kroaci) dhe Batrovci (Serbi). Trafiku i bllokuar prej shumë kilometrash. Përmes përfaqësive diplomatike të Shqipërisë po mbahet kontakt me autoritetet në këtë pikë kalimi kufitar me qëllim lehtësimin e procedurave të kalimit” shkruan Balla në një reagim në rrjete sociale.


Çdo vit mijëra shqiptarë dhe shtetas të Kosovës që kthehen në rrugë tokësore përmes Serbisë përballen me të tilla situata, duke fajësuar jo vetëm fluksin, por dhe kontrollet e shtuara dhe vonesat nga pamjaftueshmëria e sporteleve.

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu