Ministri i Brendshëm Taulant Balla u takua në Bern, me Ministrin e Drejtsisë dhe Policisë të Zvicrës, Beat Jans, me të cilin bisedoi për rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, narkotikëve dhe drogave sintetike si edhe migracionit të paligjshëm.

Ministrat trajtuan gjithashtu si prioritet edhe çështjen e ekstradimeve të shtetasve që kërkohen nga drejtësia.

yacht hotel sarande

“Synojmë të ngremë Ekipe të Përbashkëta Hetimore në kuadër të Europol dhe Interpol, si dhe bashkëpunim në gjetjen e personave në kërkim dhe për ekstradimet,” – thekson Ministri Balla në një postim enkas për këtë takim.

Ministri Shqiptar nënvizon faktin se nisur nga të dhënat e 6-mujorit të parë, në Shqipëri pritet të vijnë rreth 100 mijë turistë zviceranë.

Vendi po përjeton një ‘boom’ turistik si asnjë vit tjetër më parë.

Ky takim i sotëm është pjesë e një turi që Ministri i Brendshëm po zhvillon në Gjermani e Zvicër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu