Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ua kujton shqiptarëve Sali Berishën e vitit të mbrapshtë 1997, në kohën kur si president mbajti përgjegjësi për lejimin e firmave piramidale, ku shqiptarët humbën miliona lekë, shtëpitë dhe kursimet, si dhe hapjen e depove të armëve që e zhytën vendin në një konflikt civil të paprecedent.

Në postimin e tij, Balla shkruan:

“Bufi e vodhi dhe e dogji Shqipërinë sa herë ju dha mundësia,” shoqëruar me hashtagun #thajekënetën.

Sipas raporteve ndërkombëtare, mbi 2,000 persona humbën jetën gjatë trazirave që pasuan kolapsin e skemave piramidale. Një pjesë e madhe e popullsisë kishte investuar në këto skema, të cilat ofronin interesa të larta dhe për të cilat Berisha siguronte se nuk kishin rrezik.

Balla e ka shoqëruar postimin me videon e një pjese nga dokumentari i Top Channel, ku shfaqet një dokument i Bankës së Shqipërisë në atë kohë, që e paralajmëronte Berishën për mashtrimin nga firmat piramidale. Kjo mbështetet edhe nga një intervistë e ish-zv/kryeministrit të kohës, Tritan Shehu, që thoshte se Berisha u paralajmërua prej tij dhe ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, por përgjigja ishte se çdo gjë ishte në rregull, pasi firmat piramidale mbaheshin nën kontroll nga SHIK-u.

Në vijimësi të deklaratave të tij publike, Taulant Balla ka ngritur me forcë çështjen e përgjegjësisë historike të Sali Berishës për katastrofën ekonomike dhe sociale të vitit 1997, duke e akuzuar jo vetëm për lejimin e firmave piramidale, por edhe për nxitjen e shpërthimit të një konflikti civil në vend. Me tone të ashpra, Balla ka theksuar se Berisha nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë politike dhe morale për një nga periudhat më të errëta në historinë e Shqipërisë së pas ’90-ës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu