Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, gjatë një takimi me qytetarët në Tiranë, dha një mesazh të fortë për rëndësinë e vazhdimit të qeverisjes socialiste dhe rrezikun e rikthimit të së shkuarës.

“Tirana e ka vuajtur kohën e bufit. Sot Tirana është kryeqytet europian vetëm me Edin dhe PS,” deklaroi Balla, duke nënvizuar transformimin që ka pësuar Tirana nën drejtimin e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

“Tirana e ka vuajtur më shumë në kurriz Saliun. Unë po jua them një gjë: imagjinoni, nuk ndodh, por imagjinoni një minutë sikur të kthehet prapë Saliu. Lanën do ta keni prapë me ndërtime pa leje, kjo është e sigurt. Këtë sheshin këtu, gjithë këtë zonën këtu do turren prapë. Njëlloj ata, 100 herë të kthehen, të njëjtën gjë do bëjnë,” u shpreh Balla.

Në vijim të fjalës së tij, Balla u bëri thirrje qytetarëve që të flasin me të gjithë, përfshirë edhe demokratët e ndershëm.

“Prandaj flisni! Flisni me të gjithë. Unë mendoj që është koha që, për herë të parë pas 34 vitesh, të flisni edhe me demokratët, me ata demokratët 24 karatësh që i kanë ngelur. Me i thënë: doni t’i bëni nder PD-së? Kësaj radhe i bën nder Partisë Demokratike duke i dhënë votën Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. Shpëton Shqipëria, por shpëton edhe Partia Demokratike nga Saliu,”përfundoi ai.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu