Drejtuesi Politik për Diasporën dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u bëri thirrje shqiptarëve në Venecia dhe Trevizo që të mbështesin kandidaturën e Muharrem Salihut për zgjedhjet rajonale të nëntorit në Itali.
Në një postim në rrjetet sociale, Balla vlerësoi kontributin e Salihut dhe frymën e bashkimit që ai përfaqëson:
“Muharrem Salihu, një nga shqiptarët më të suksesshëm në Venezia, prej sot është zyrtarisht kandidat për zgjedhjet rajonale të 23 nëntorit, në dy provinca: Venezia dhe Treviso.
Me mbështetjen e shumë shqiptarëve në Venezia dhe Treviso, Muharremi do të jetë zëri juaj në vendimet e rëndësishme për rajonin.
Bashkimi bën fuqi, thoshte heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.”
Muharrem Salihu, president i Confimprese Venezia dhe një nga sipërmarrësit më të njohur shqiptarë, ka lindur në Tupallë të Medvegjës. Përveç bizneseve, ai njihet si një personalitet i angazhuar për mbrojtjen e shqiptarëve në Serbi.
Nga viti 2015 deri në 2019, ka shërbyer si këshilltar komunal në Medvegjë, duke dokumentuar mbi 3.000 raste pasivizimi të adresave të shqiptarëve – një proces që ai e ka cilësuar si “spastrim etnik digjital”. Përmes raportimeve dhe nismave ndërkombëtare, Salihu arriti ta çojë këtë çështje deri në Parlamentin Evropian, duke e bërë të njohur në botë diskriminimin ndaj shqiptarëve në Serbi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu