Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla iu drejtua sot me një mesazh zgjedhësve jashtë Shqipërisë, ku i ftoi ata të votojnë ekipin e Partisë Socialiste.

 

yacht hotel sarande

“Unë ju ftoj që ju të votoni Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Si dhe një prej kandidatëve të ekipit tonë kombëtar “Shqipëria 2030” ishte thirrja e Ballës drejtuar diasporës shqiptare, e cila këtë vit merr pjesë për herë të parë në zgjedhje.

 

Por më parë duhet kryer regjistrimi dhe pas udhëzimeve se çfarë hapash duhen ndjekur duke hyrë në faqen apo aplikacionin e KQZ, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla sqaroi edhe dërgimin e votës me postë pas plotësimit të saj.

 

“Fleta e votimit dërgohet mbrapsht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke llogaritur kohën që ajo të mbërrijë në këtë institucion jo më vonë se sa ora 19:00 e datës 11 maj 2025. Kostot e shërbimit postar për dërgimin e fletës së votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te ju, si dhe kthimin e saj nga ju për te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbulohen të gjitha nga shteti shqiptar.”

Balla në mesazhin e tij u tha emigrantëve se Partia Socialiste e mbajti fjalën duke bërë realitet votën e diasporës.

 

“Tani është radha juaj të na jepni mbështetjen që të vazhdojmë përpara. Bashkë për Shqipërinë 2030” përfundoi mesazhi i Ballës, me informacionin se deri tani janë regjistruar 9 mijë bashkatdhetarë dhe se deri më 1 mars kur përfundon afati mbeten edhe 46 ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu