Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, nga Veria ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në veriun e Greqisë e që nuk janë regjistruar për të votuar me postë, të vijnë më 11 maj të votojnë në Shqipëri.

“Ju presim të gjithëve, ju që nuk u regjistruat dot për të ardhur në Shqipëri dhe të votoni në zgjedhjet e 11 majit. Ju e keni bërë gjithmonë detyrën tuaj, e bëtë në qershor të vitit 2013 për t’i dhënë Shqipërisë ndryshimin e madh.Tani është e njëjta votë historike, më e rëndësishme, sepse ky mandat është mandati i Shqipërisë, anëtar i Bashkimit Europian,” – u shpreh Balla.

Nga Veria, ku përshëndeti bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë në veri të Greqisë; Kavalla, Halkidhiki, Nausa, Aleksandria, Larisa, Katerini, Kozana, Kastoria, Follorina, Balla u ndal edhe te përfitimet konkrete që do të sjellë anëtarësimi në BE:

“Imagjinoni, nuk do të kemi më histori letrash, histori dokumentesh të vonuara siç e thua, por do të kemi pasaportën e Bashkimit Europian dhe fëmijët tuaj do të kenë të drejta të studiojnë, të punojnë kudo, në çdo vend të Bashkimit Europian.Prandaj ju presim më 11 maj për të votuar numrin 5 për Shqipërinë Europiane.”

Mesazhit të tij iu bashkua edhe një emigrante shqiptare, e cila theksoi simbolikën e kësaj vote:

“Mos harroni, jeni brezi i parë që i hapi rrugën Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Tani është momenti historik për ta finalizuar. Vetëm me një votë! Nisuni drejt Shqipërisë. Të dielën votojmë numrin 5.”

Ajo e quajti “pesën” si pasaportën drejt Europës, që forcon jo vetëm krenarinë kombëtare, por edhe identitetin europian të shqiptarëve.

“Mos harroni, e diela është e jona!” – përfundoi ajo, duke e kthyer mesazhin në një thirrje për bashkim dhe pjesëmarrje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu