Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur deklaratave të deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka, lidhur me vizitën e tij në Gjakovë në mjediset e Devolli Group, fabrika e të cilëve u përfshi nga zjarri ditën e djeshme.

Përmes një reagimi, Balla ironizoi akuzat e Nokës, se kishte “ikur nga atdheu në Gjakovë”, duke theksuar se Kosova dhe Shqipëria janë një atdhe i përbashkët.

Sipas Ballës, vizita në Gjakovë kishte si qëllim shprehjen e solidaritetit pas një fatkeqësie të ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku një zjarr dëmtoi rëndë një fabrikë me qindra punëtorë.

Ai theksoi se fabrika në fjalë punëson jo vetëm qytetarë në Kosovë, por edhe shumë punëtorë në Shqipëri përmes prodhimeve të saj. Balla shtoi se të njëjtin solidaritet e kishte shprehur edhe me sipërmarrësit në zonën e “5 Majit” në Tiranë.

Në reagimin e tij, Balla kritikoi ashpër Flamur Nokën, duke deklaruar se është e papranueshme që Gjakova të konsiderohet vend i huaj dhe se atdheu nuk mund të kuptohet pa Kosovën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu