Ministri i Shtetit Taulant Balla njëherësh dhe Drejtues Politik i PS për Diasporën, ka pritur sot në një takim sipërmarrësin shqiptar Tomi Dvorani, i cili prej 25 vitesh jeton në Melburn të Australisë.

Përmes një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se Dvorani ka ngritur një sipërmarrje të suksesshme në fushën e ndërtimit dhe është i angazhuar me komunitetin shqiptar në kontinentin e largët.

“Mirëprita sot Tomi Dvoranin, i cili prej 25 vitesh jeton në Melburn, Australi ku ka ngritur një sipërmarrje në fushën e ndërtimit dhe është shumë i angazhuar me komunitetin shqiptar në kontinentin e largët”, shkruan Balla.
Ky takim vjen në kuadër të angazhimit të ministrit për të promovuar dhe vlerësuar historitë e suksesit të shqiptarëve kudo në botë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu