Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtues Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla mbështet  kandidaten shqiptare Linda Idrizi, e cila garon për Liberal-Demokratët në zgjedhjet vendore të 7 majit në Mbretërinë e Bashkuar.

Idrizi kandidon për këshillin vendor të East Surrey, në zonën Cobham dhe Oxshott South. Përmes një mesazhi në rrjete sociale, Balla e cilësoi atë si një vajzë të suksesshme shqiptare në Britaninë e Madhe dhe i bëri thirrje komunitetit shqiptar në atë zonë që ta mbështesë me votë.

“Shumë krenar për shqiptarët e diasporës”, u shpreh Balla, duke e falënderuar gjithashtu Idrizin për angazhimin e saj publik.
Ai ftoi shqiptarët e diasporës të marrin pjesë edhe në Samitin e Diasporës, që do të zhvillohet më 14-15 prill.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu