Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, gjatë qëndrimit në Britaninë e Madhe, u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë Brent Londër, Mo Butt.

Balla shprehu krenarinë për shqiptarët që janë integruar plotësisht në shoqërinë britanike dhe punojnë në strukturat e kësaj bashkie.

Gjatë ndalesës në Londër, Balla është takuar këto ditë me dhjetëra shqiptarë të suksesshëm që kanë mbërritur në Britaninë e Madhe pa asnjë mbështetje dhe ndihmë, dhe ia kanë arritur të integrohen më së miri falë punës dhe përkushtimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu