
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, zhvilloi një takim Nënkryetaren e Grupit Socialdemokrat në Bundestagun gjerman, Sonja Eichwede, në kuadër të punimeve të Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Përmes një postimi në rrjetet siciale deklaron se deputetja Eichwede, është një zë i rëndësishëm në çështjet e drejtësisë në Parlamentin Federal të Gjermanisë si dhe anëtare aktive në komisionet që lidhen me drejtësinë dhe shtetin e së drejtës, ajo luan një rol kyç në hartimin dhe mbikëqyrjen e legjislacionit që garanton pavarësinë e gjyqësorit, forcimin e institucioneve demokratike dhe sigurinë juridike.
Balla vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bundestagut gjerman ndaj Shqipërisë.
Takimi u cilësua si një hap i rëndësishëm në thellimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.






