Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, vazhdoi turneun e tij me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, me një ndalesë në Veria, Greqi.
Balla u takua me mbështetës të Partisë Socialiste të cilët i informoi mbi mënyrën se si mund të ushtrojnë të drejtën e realizuar të çdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur udhëheqjen e vendit duke votuar nga aty ku banon.
“Duam që përmes jush të arrijmë të kontaktojmë të gjithë vëllezërit dhe motrat tona që jetojnë këtu në Veria dhe të mund t’ju shpjegohet qartazi ky proces.”
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën informoi emigrantët se kjo forcë politike mbështet zgjatjen e afatit të dokumenteve të skaduara.
“Franca e ka p.sh. Ama s’ka asnjë shembull në Europë ku mund të votosh me dokumentet e një shteti tjetër. Pyesni këtu. Kështu merr përgjigje edhe një propozim që ka të bëjë më shumë me një alibi, sesa me një realitet të prekshëm.”
Sipas Ballës ka shumë shqiptarë që duan t’ia japin Edi Ramës mandatin që e çon Shqipërinë në Bashkimin Europian, ndaj pret që komuniteti shqiptar këtu në Greqi të ketë një pjesëmarrje të madhe.
“Partia Socialiste në qeverisje është e vetmja që i ka hapur të gjitha çështjet për diskutim, me të gjitha qeveritë greke. Jemi duke negociuar marrëveshjen për njohjen e dyfishtë të pensioneve. Mbështetja e Greqisë për në BE është shumë e rëndësishme dhe s’ka dyshim që do jetë mbështetëse e madhe,” tha Balla në takim me shqiptarët në Veria.
Qeveria socialiste, sipas tij, ka një meritë të padiskutueshme për këtë transformim që ka pësuar Shqipëria ndër vite