Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, dhe njëherësh dhe Drejtues Politik i PS për Diasporën Taulant Balla takoi shqiptarët e Firences.

yacht hotel sarande

“Në vazhdën e shumë takimeve që po zhvillojmë jo vetëm këtu në Itali, por në mbarë botën, atje ku jetojnë komunitetet, dua t’ju falënderoj një pjesë prej jush që ishit bashkë me ne në takimin do ta quaja historik që u zhvillua në Milano me kryeministrin Rama. Dhe do të vazhdojmë edhe në fillim të vitit në qytetet jo vetëm të Toskanës por në të gjithë Italinë, për të komunikuar me bashkatdhetarët tanë, për një fakt tanimë që nuk është më një premtim por një angazhim i mbajtur i yni, ër të ndrequr një borxh që Shqipëria kishte ndaj jush që jetoni prej vitesh jashtë Shqipërisë por që ishit përjashtuar nga vendimarrja lidhur me drejtimin që duhet të ecë vendi.”

Prej datës 11 janar do nisë procesi i regjistrimit u rikujtoi Balla shqiptarëve në Firence, sipas një modeli që ekziston në shumë vende.

“Unë dhe kolegët e mi që kemi ardhur sonte këtu do t’ju kërkonim të votonit Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, dhe unë do ta quaja historik mandatin e katërt. Shqiptarët në shumicë edhe në Shqipëri edhe në diasporë e dinë fare mirë, se nëse duam ta shohim Shqipërinë tonë, anëtare të Bashkimit Europian këtë mund ta bëjmë vetëm me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Sot në ofertat politike në Shqipëri nuk gjen në asnjërën prej tyre që te ketë një ekip si ekipi i Partisë Socialiste, një program Shqipëria 2030 si programi ynë dhe një udhëheqës si Edi Rama, i cili do të garantojë përmbylljen e këtij ose kësaj etape historike të Shqipërisë sonë anëtare të Bashkimit Europian deri në vitin 2030.”

Diaspora është gjyqtari më i ndershëm tha Balla, se e keni parë edhe vetë kur flisni me italianët para 10 vjetësh nuk gjenit ndonjë që thoshte “do shkoj me pushime në Shqipëri”.

“Para 10 vjetësh ishe pak i sikletosur të thoshte: unë jam shqiptar.” Sot secili prej nesh e thotë me shumë krenari: o sa mirë me qenë shqiptar. Shqiptarët po shkëlqejnë” tha Balla.

Lidhur me detyrimin për t’i garantuar çdo fëmije që lind me të paktën një prind shqiptar që të mësojë gjuhën shqipe, Balla tha se historia do na gjykojë. Kemi nisur me Mësues për Greqinë dhe qëllimi është që shumë shpejt ta shtrijmë këtu në Itali, u tha ministri shqiptarëve në takimin e Firences.

“ Po ndaj me ju një shifër që është shumë domethënëse. Edhe pse kanë kaluar 33 vjet nga 1991 shqiptarët filluan të lëvizin në masë, kur në mars të 1991, anijet u nisën nga Durrësi për të zbritur në Brindisi dhe që atëherë nisi kjo histori e re, 9-mujori i parë i vitit 2024 shënon 772 mln euro remitanca, pra dërgesa pagesash nga bashkatdhetarët tanë në Shqipëri. Që do të thotë që nëse 9-mujori ka qenë kaq, viti do të mbyllet me 1 mld euro dërgesa siç konfirmon Banka e Shqipërisë” tha Balla.

Ministri foli edhe për synimin e Partisë Socialiste dhe qeverisjes së saj që të tërheqë investimet e diasporës.

“Shqipëria ende nuk ka kapacitete ende të mjaftueshme dhe investimi në turizëm është sot investimi i duhur në Shqipërinë tonë të dashur.”

Shqipëria tha Balla është sot më e drejtë se 10 vite më parë sepse ka shumë politikanë që po shkojnë para drejtësisë,

“Shqipëria është më e drejtë sepse sot nuk ka më persona që konsiderohen të paprekshëm nga drejtësia dhe askush nuk e imagjinonte 10-12 vite më parë, as ne nuk e imagjinonim kur hodhëm themelet e drejtësisë së re, se do të vinte dita kur presidentë, ministra, kryeministra të ndëshkoheshin nga drejtësia. Dhe ky është një shërbim që i shërben brezave që do vinë, që ja bëjmë Shqipërisë sonë në rrugën drejt BE” ishte mesazhi i Ballës para shqiptarëve të Italisë, duke u kërkuar edhe atyre që në 11 maj mbushin 18 vjeç të regjistrohen e të marrin pjesë në zgjedhje.

“Ne duam besimin e diasporës për të votuar për një mandat të katërt Edi Ramën dhe Partinë Socialiste sepse siç e themi shpesh: Ndoshta ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu