Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, në një takim të rastësishëm me komunitetin shqiptar në Castefidardo në Ankona të Italisë, u tha bashkatdhetarëve se sot është shumë e lehtë të votosh, por për ta bërë këtë duhet të regjistrohen.

yacht hotel sarande

“Deri tani demokracia ishte e çalë sepse gjysma e popullit nuk kishte mundësi, ose s’keni votuar, ose i keni hipur avionit për të votuar një mik në Shqipëri, por tani është shumë e thjeshtë, por mund të votosh vetëm nëse regjistrohesh. Ftesa ime si miku juaj këtu, dhe faleminderit për këtë pritje spontane, është që të votoni,” deklaroi Balla para anëtarëve të komunitetit shqiptar prej 1 mijë personash që jetojnë në Kastelfidardo.

Sipas Ballës, më në fund, pas 33 vitesh, Shqipëria po lan një borxh të madh që ka ndaj diasporës e cila ka mbajtur në këmbë ekonominë shqiptare.

“Edhe tani që një pjesë e madhe duket se është sistemuar, pothuajse kanë ndërtuar jetën e tyre këtu, dërgesat e parave të emigracionit, pra të diasporës në Shqipëri, janë rritur. Vitin 2024 e mbyllëm me 1 miliard euro dërgesa të diasporës. Dhe kjo është një ndihmë e madhe. Jemi pothuaj barazim, jemi 1.8 apo 1.9 milionë në Shqipëri dhe 1.7 milionë në diasporë, numri më i madh është në Itali, e dyta Greqia. Dhe nga regjistrimet duket qartë se Italia është në krye,” tha Balla në ndalesën e parë të një turneu disaditor mes shqiptarëve të Italisë, në një fushatë sensibilizimi dhe sqaruese për të votuar, por edhe për t’iu rikujtuar ofertën e Partisë Socialiste dhe përse duhet ta votojnë për një mandat të katërt Edi Ramën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu