
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner.
Në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri–Gjermani, projektet e bashkëpunimit dhe mbështetja e vazhdueshme që Gjermania i jep Shqipërisë në procesin e integrimit europian.
Gjatë takimit u vlerësua niveli shumë i mirë i partneritetit mes dy vendeve, ndërsa u diskutua edhe mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar dhe nismave që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe institucional të vendit.
Të dy palët nënvizuan rëndësinë e vijimit të dialogut dhe bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
“Mirëprita në një takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë Karl Bergner. Gjermania rënditet e para me mbështetjen e drejtpërdrejtë akorduar Shqipërisë. Sot Shqipëria dhe Gjermania knë nivelin më të lartë historik të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe dhe në kuadër të organizatave ku dy vendet tona aderojnë. Gjermania mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, shkruan Balla.







